Milani pretendon Reteguin

Milani pretendon Reteguin

Pavarësisht se po zhvillon një sezon shumë të mirë, i reflektuar së fundmi me kalimin në çerekfinalet e Champions Leagues , drejtuesit e Milanit ende janë të fokusuar maksimalisht tek merkatoja e verës.

Traineri Stefano Pioli vijon i pakënaqur me ofensivën dhe këtë herë kuqezinjtë i kanë kaluar kufinjtë dhe duket se e kanë gjetur zgjidhjen në Argjentinë.

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ Mateo Retegui i Tigres , kartoni i të cilit i përket Boca Juniorsit është bërë pjesë e projektit ambicioz të gjigandëve të Italisë dhe jo vetëm , kryefjala e të cilit vijon të jetë fitimi i titujve të rëndësishëm.

Për më tepër 23 vjeçari është grumbulluar nga Roberto Mancini tek Italia për ndeshjet kualifikuese të Europianit të ardhshëm, fituesja në fuqi e këtij kompeticioni.

Duhet theksuar se sulmuesi do të vijojë huazimin tek Tigre deri në 31 dhjetorin e këtij viti dhe drejtuesit e argjentinasve nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin nga ‘’ Jose Dellagiovanna ‘’.

Megjithatë,‘’ Los Xeneises ‘’ po mendojnë seriozisht qëndrimin e Mateo Reteguit në ‘’ La Bombonera ‘’ , fakt që do të thotë se Milani do ta ketë të vështirë akordin me golashënuesin nga Buenos Aires.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy