Afër përfundimit të kontratës me Paris St Germain , tashmë Lionel Messi ka filluar të mendojë për hapin e rradhës në karrierë.
Në të kaluarën Barcelona u detyrua t’ia hapë derën e ‘’ Camp Nout ‘’ për arsye ekonomike por ‘’ La Pulga ‘’ asnjëherë nuk e ka harruar mbështetjen e katalansve gjatë zhvillimit të tij si futbollist.
‘’ Les Pariziens ‘’ i kanë ofruar rinovimin kapitenit të kombëtares ‘’ Albiceleste ‘’ por edhe Inter Miami mendon të shtojë cilësinë në ekip , me shtatë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’.
Duket që zemra vijon ti rrahë për katalanasit por duhet evitenduar gjithashtu se Lionel Messi ka rikuperuar shumë nga terreni i humbur dhe pak e nga pak po adaptohet tek francezët.
Çështja e rikthimit tek Barcelona asnjëherë nuk është anashkaluar nga ylli nga Rosario, si shenjë respekti për klubin që i dha gjithçka dhe asi argjentinas diti t’ia shpërblejë shumëfish, kontributi i të cilit e shëndërroi një ndër ekipet më të famshme në historinë e futbollit.



