
Pas largimit nga Paris St Germain e ardhmja e Gianluigi Donnarummas është zgjidhur shumë shpejt.
Italiani do të përfaqësojë Manchester City-n, duke qenë se e humbi garën me Lucas Chevalier.
Sigurisht transferimi i Ederson tek Galatasaray ia bëri më të lehtë punën ishi- t të Milanit, i cili do të ketë një përgjegjësi mbi supe .
Blerja e ish kampionit të Europës me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ i ka kushtuar pronarit Al Mubarak plot 35 milionë euro.
Eksperienca e 26 vjeçarit vlerësohet nga traineri Pep Guardiola, i cili i ka qëndruar besnik prej shumë sezonesh bardhekaltërve, falë të cilit kanë fituar gjithçka në të kaluarën.
Gianluigi Donnarumma e ka finalizuar etapën në ‘’ Parque de Prince ‘’ me 161 sfida, të shoqëruara me katër Ligue 1, dy Kupa France dhe natyrisht Champions Leaguen.



