Merkato e verës/ Zhivani: Me katër afrime deri tani, Vllaznia synon kalimin e tureve

Merkato e verës/ Zhivani: Me katër afrime deri tani, Vllaznia synon kalimin e tureve

Klubi shkodran i Vllaznisë pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme gjatë merkatos së verës, me synimin për të qenë pretendent serioz për trofetë madhorë dhe për të kaluar turin e parë të kompeticioneve evropiane.

Gazetari sportiv nga Shkodra, Maringlen Zhivani, në një intervistë për “MCN Informacion”, analizoi situatën aktuale të merkatos së Vllaznisë, duke numëruar si largimet, ashtu edhe afrimet e pakta të deritanishme.

Vllaznia është një skuadër që, pavarësisht largimeve, afrimet i ka pasur me pikatore gjatë kësaj periudhe. Deri tani janë rikthyer lojtarë si Kruja dhe Haxhaj.

 Është afruar Kuros, një lojtar me eksperiencë në kampionatin shqiptar me Teutën, i kërkuar posaçërisht nga trajneri Martini. Po ashtu, në formë huazimi nga Teuta është afruar edhe Artan Jaze, i cili do të jetë pjesë e ekipit për turin e parë. 

Sipas tij, këto janë vetëm katër afrimet zyrtare deri tani, të cilat mbeten të pakta për një skuadër që ka objektiva evropiane.

Për mendimin tim, këto afrime janë të pamjaftueshme nëse Vllaznia synon realisht kalimin e tureve në Evropë. Megjithatë, me grupin që ka aktualisht, mund të konkurrojë denjësisht. 

Vllaznia ka pasur largime të disa titullarëve, dhe drejtuesit janë në kërkim të përforcimeve të mëtejshme.

Nga informacionet që kam, klubi po punon për afrimin e një portieri dhe një mesfushori. 

Përflitet edhe emri i Sherif Kallakut, por ai ende nuk ka shkëputur kontratën me klubin rumun. 

Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të parë nëse këto dy afrime do të bëhen zyrtare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy