
Problemet ekonomike të Barcelonës kanë ndikuar automatikisht tek regjistrimi i Jules Koundes , mbrojtës për të cilin luftuan ekipet elitës deri në momentin e fundit.
Në kontratën e firmosur ekziston një klauzolë që e lejon francezin të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’ nëse kjo çështje nuk do të zgjidhet në ditët e mbetura të merkatos .
Presidenti Joan Laporta nuk ka qëndruar duarkryq në lidhje me këtë lojtar , ndër më cilësorët në rolin që përfaqeson dhe me mbështetjen e drejtuesve duket se do ti vërë shumë shpejt pikën kësaj historie, sipas prestigjozes ‘ Cadena Cope ‘ .
Xavi Hernandez nuk do ta ketë të gatshëm 23 vjeçarin në sfidën e të dielës, e vlefshme për javën e tretë përballë Real Valladolidit në shtëpi por regjistrimi mund të finalizohet dy orë përpara për ta shëndërruar në efektiv për trainerin spanjoll kundër një kundërshtari të lehtë në letër.
Në këtë histori ‘’ Los Cules ‘’ kanë mposhtur disa rivalë të rëndësishëm , ndër të cilët mund të përmendim Chelsean e Thomas Tuchelit.
Për Barcelonën fuqizimi i prapavijës ishte një ndër sfidat më të rëndësishme të merkatos dhe tanimë mund të thuhet se është formuar një ekip kompetitiv në të gjitha pozicionet , i gatshëm për të rikthyer historinë në favor .



