Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, u shfaq shumë i lumtur, pas kualifikimit në Champions League, ndaj Lazios, skuadër të cilën e mposhtën 3-0.
Pas ndeshjes, Tuchel foli për mediat, ku zbuloi edhe ëndrrën e tij, për të fituar trofeun e madh në fund të sezonit.
Kishim pritshmëri të mëdha, donim kualifikimin në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gol dhe nuk e humbëm kurrë toruan, as përqendrimin. Kemi gjetur golin në momentet e duhura dhe mendoj se fitorja ishte e merituar. Unë kam gjithmonë pritshmëri të mëdha ndaj vetes.
Fitorja e Champions? Skuadrat që arrijnë në çerekfinale e ëndërrojnë të gjitha. Klubet, tifozët, edhe unë…
Kujtojmë se Tuchel do të largohet nga drejtimi i Bayern Munich në fund të sezonit, teksa kjo është bërë e ditur nga vetë palët.



