Mourinho drejt PSG-së, katër alternativa për stolin e Romës

Mourinho drejt PSG-së, katër alternativa për stolin e Romës

Jose Mourinho, mund të ndryshojë skuadër në verë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se klubi francez, Paris Saint Germain, dëshiron t’i besojë drejtimin e skuadrës për sezonin tjetër teknikut portugez.

Palët kanë pasur bidesime mes tyre, por Mourinho ka thënë që vendimin do e marrë pas përfundimit të sezonit aktual me Romën.

Drejtuesit e klubit italian, nuk duan të jenë të papërgatitur dhe po shikojnë për pasuesin.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Roma ka katër alternativa për drejtimin e skuadrës. I pari në listë është Antonio Conte, i cili është i papunë pas largimit nga Tottenham. De Zerbi i cili po bën shumë mirë me Brighton në Premier League, është një mundësi tjetër, që drejtuesit po e shikojnë me kujdes.

Dy alternativat e tjera janë Thiago Motta i Bologna dhe Ruben Amorim i Sportingut të Lisbonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy