
Ecuria shumë e mirë e Marcos Senesit prej katër sezonesh tek Bournemouthi tashmë është shpërblyer me interesin e një tjetër ekipi shumë të njohur.
Pas Barcelonës dhe Atletico Madridit për argjentinasin kanë nisur tratativat drejtuesit e Juventusit.
28 vjeçari ka ditur të avancojë me sukses në Premier League, një ndër ligat më kompetitive të kontinentit të vjetër.
Fillimisht mbrojtësi la gjurmë tek Feyenoordi dhe më pas u transferua në ‘’ Dean Court ‘’ dhe me kalimin e kohës arriti të jetë stabël në skemat e Andoni Iraolas.
Interesi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ ia rrit vlerat dhe dëshmon se do të luhet një sfidë shumë e ashpër me ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ Los Cules ‘’.
Kapaciteti në prapavijë, spikatja në inkursionet drejt zonave rivale dhe gjithashtu të qënit tejet kompetitiv vlerësohen nga traineri Luciano Spalletti.
Parashikohet se e ardhmja e Marcos Senesit do të zgjidhet shumë shpejt, sidomos nëse i referohemi ekipeve të sipërpërmendura, ndër më cilësoret në kampionatet respektive dhe kompeticionet europiane.
Sezoni i katërt me Bourmenouthin po vijon me ritmin e duhur, i reflektuar deri më tani me aktivizimin në 17 sfida gjatë të cilave e ka bërë krenar numrin një të stolit.



