Miqësorja me Estoninë, Reja: Sjellja e papranueshme, por nuk kemi vdekur akoma

Miqësorja me Estoninë, Reja: Sjellja e papranueshme, por nuk kemi vdekur akoma

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës miqësore, që Kombëtarja kuqezi do të luajë ditën e nesërme ndaj Estonisë.

Reja e quajti si të papranueshme sjelljen e ekipit në sfidën e humbur me Izraelin, por shtoi se ende nuk janë dorëzuar.

Tekniku italian zbuloi gjithashtu se do të ketë rotacion në formacion dhe do i jepen minuta të gjithë lojtarëve.

Do ketë rotacion ndaj Estonisë, në grup kemi lojtarë të mirë dhe të rëndësishëm. Do kemi në fushë një ekip kompetitiv. Lojtarët janë të bindur për një gjë të tillë. Do ketë mundësi për të gjithë lojtarët që të marrin minuta. Do bëjmë një ndeshje të mirë, nuk do jetë e vështirë për të gjetur stimuj.

Gabimet na kanë ndodhur shpesh, kam folur me ekipin. Me Izraelin hymë mirë në fushë, por humbëm ekuilibrin. Ishte i papranueshëm. Të bëjmë vlerësimet e duhura për kundërshtarin, ishte gabim i yni që nuk duhet të ndodhte. Te goli i parë bëmë mirë, patëm penalltinë. Duhen lëvizjet e duhura në fushë. Pas golit të barazimit, skuadra u ul psikologjikisht. Nuk mbaron, të kishim reagim. Kjo lloj sjelljeje është e papranueshme. Kjo është diçka që duhet rregulluar. Jemi në këmbë, nuk kemi vdekur akoma. Duhet të kemi besim kur hyjmë në fushë

Ndaj Estonisë më intereson paraqitja. Dua që lojtarët të kenë tonin në fushë. Mund të ketë ndryshime në formacion, kemi pasur problem shëndetësore. Çokaj, Mersinaj, Vrioni, Bajrami janë të rinj. Lojtarët kanë personalitet të mirë. Do kenë mundësi të luajnë nesër. Veseli dhe Lenjani kanë pasur dhimbje gryke, janë mjekuar.

Hysajn mund ta lija pushim, por duke parë gjërat mund të jetë nga minuta e parë. Ai është mësuar të bëjë sakrifica.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy