Holanda ka kaluar në avantazh ndaj Austrisë. Memphis Depay, është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 11-të.
“Tulipanët” në fakt u shfaqën më kërkues në minutat e para, duke arritur të gjejnë edhe golin. Ishte Denzel Dumfries, i cili pas një dueli me David Alaba rrëzohet në zonë dhe arbitri pasi e shikon rastin në VAR, akordon 11-metërsh për skuadrën e De Boer.
Sulmuesi Depay ishte i saktë nga penalltia, me portierin austriak Bachmann, që pavarësisht se i kuptoi krahun, nuk arriti dot të ndalë topin.
Live: Holanda-Austria 1-0
Depay 11'



