
Javët e fundit e ardhmja e Jules Koundes është lidhur ngushtë me Real Madridin . ‘’ Galaktikët ‘’ kërkojnë të tregojnë kapacitetin duke transferuar një ndër mbrojtësit më të spikatur të aktualitetit , për të cilin lufton edhe Chelsea.
Me David Alaban dhe Eder Militaon si protagonistë të prapavijës , Carlo Ancelotti kërkon të rrisë sigurinë me 23 vjeçarin i cili gjatë çdo ndeshje ka treguar rëndësinë brenda 11-shes së Julen Lopeteguit.
Andaluzët janë koshientë se herët a vonë Jules Kounde mund ti thotë lamtumirë ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ sepse kryeqytetasit e kanë treguar përgjatë historisë se i kanë shkuar deri në fund objektivave duke u mbështetur fuqimisht nga Florentino Perez.
‘’ Los Rojiblancos ‘’ i kanë bërë detyrat në lidhje me Jules Kounde-n dhe janë treguar të paluhatur me kërkesën 80 milionë euroshe që i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës , për të cilën as që kanë ndërmend të bëjnë lëshime.
Refuzimi i ofertës së ‘’ Bluve të Londrës ‘’ ishte një sinjal për madrilenët të cilët nëse duan yllin e Sevillas në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duhet të bëjnë gati çekun me shifrën e lartpërmendur , pavarësisht se konsiderohet tejet e kripur për xhepat e manjatit spanjoll.
Për avancimin e mëtejshëm është normale që të hyjnë në lojë shifra të këtyre përmasave dhe është në dorën e ‘’ Los Blancos ‘’ arritja ose jo e këtij akordi.



