Tahiri: Turqinë e kemi fryrë shumë, por bëri një ndeshje të turpshme

Tahiri: Turqinë e kemi fryrë shumë, por bëri një ndeshje të turpshme

Ish-lojtari, Ermal Tahiri, në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, ka thënë se Turqia është fryrë shumë nga specialistët, por ndaj Italisë u shfaq shumë dobët. Më tej ai nuk i kurseu lëvdatat për skuadrën e Mancinit, duke thënë se bën një futboll shumë të bukur.

"Për hir të së vërtetës ndeshja që bëri Italia, ishte më e mirë se ceremonia. Italia sot ishte shumë e mirë. Ishte një lojë e bukur. Ne që luajmë futboll e fillojmë me avash dhe e ngremë me avash. Sot Italia tregoi që është një ekip që di të luajë futboll. Nuk la asnjë hapësirë për të pasur vështirësi. Në sulm ishte mirë. Italia ishte dominuese. Ne gjermanët jemi nga ata që të japim meritat për atë që bën. E frymë Turqinë, duke thënë se do ishte një rival i fuqishëm, por sot tregoi se ishte shumë dobët. Sot luajti në një mënyrë shumë të turpshme.”, u shpreh Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy