
Largimi i Luis Suarezit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ e ka rritur përgjegjësinë e drejtuesve të Atletico Madridit , të cilët kanë përveshur mëngët në funksion të zëvëndësuesit të uruguajanit.
Sulmuesi i Elches Lucas Boye tashmë është bërë pjesë e planeve të Diego Simeones por momentalisht ‘’ Los Colchoneros ‘’ po shqyrtojnë edhe qëndrimin e Joao Felix dhe Antoine Griezmann, të cilët parashikohet që të vijojnë deri në 2023-shin në kryeqytetin spanjoll.
Megjithatë aksioni i ish kampionëve të La Liges do të varet nga largimi ose jo i Alvaro Moratas për të cilin po negociohet për një tjetër huazim tek Juventusi, fakt që do ti linte rrugën e lirë 26 vjeçarit për të veshur një ndër fanellat më me peshë në La Liga dhe më gjerë .
Diego Simeone gjithmonë është karakterizuar si një trainer me shpirt luftarak i cili ja ka sjellë në majë të hundës ekipeve të elitës për shumë vite me rradhë por duhet theksuar se merkatoja është një periudhë tejet e rëndësishme , gjithashtu përcaktuese për të ardhmen e çdo ekipi.
Lucas Boye e finalizoi sezonin e shkuar me 7 gola dhe 3 asiste në 24 sfida por me këtë opsion në tavolinë sigurisht që vijimësia mund të ndryshojë , hap që do të përkthehej si një sukses shumë i madh për të ardhmen .



