
Ekipi i basketbollit për femra “Flamurtari” nuk njeh rival, teksa mundi Tiranën duke e ruajtur kësisoj me zero kolonon e humbjeve, pas javës së pestë në Kategorinë e parë të femrave në basketboll.
Skuadra vlonjate dominoi ndjeshjen që në fillim , duke e kthyer në formalitet të tërë takimin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 105-61.
Javën e ardhshme Flamurtari do të ndeshet me skuadrën e Elbasanit, ndërkohë që Flamurtari udhëheq renditjen me 10 pikë të plota.
Ndeshja u luajt në stadiumin e Vlorës, kurse sponsor është kompania MCN.



