Josa: Nuk pres ndonjë gjë të madhe nga merkato, ta nisim mbarë kampionatin

Josa: Nuk pres ndonjë gjë të madhe nga merkato, ta nisim mbarë kampionatin

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, foli për mediat, pas ndeshjes miqësore në Korçë, aty ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Skënderbeut.

Tekniku kuqeblu, deklaroi se nuk mund të thotë që skuadra e tij është gati, pasi shtoi se duhet të përmirësohen në shumë aspekte.  

Kushtet e zhvillimit të lojës ishin të shkëlqyeshme. Falënderoj klubin e Skënderbeut, qoftë për ndeshjen që u luajt në këto temperatura, qoftë për fushën që ishte shumë e mirë. S’mund të themi që jemi gati sepse, këtë unë do e them kur të përfundojë ndeshja e parë. Mendoj se duhet të përmirësohemi në shumë aspekte.

I pyetur për merkaton, Josa deklaroi se nuk pret ndonjë gjë të madhe, ndërsa më tej u shpreh se pret që Mala dhe Latifi të vijnë në gjendjen e tyre më të mirë.

Nga merkato, unë nuk pres ndonjë gjë të madhe. Pres vetëm rikuperimin e Aralicës. Thashë dhe një herë tjetër, Vllaznia duhet t’i bëj hapat shumë të matur. Duhet të shfrytëzojmë të gjithë forcat që kemi në skuadër. Pres vetëm të vijë Mala në gjendje të mirë, të vijë Latifi në gjendje të mirë dhe të vazhdojmë punën.

Josa tha se objektivi i Vllaznisë është të fitojë ndeshjen e parë me Erzenin dhe ta nisin kampionatin me këmbën e mbarë.

Objektivi i Vllaznisë është të fitojë ndeshjet dhe ta nisë kampionatin mbarë. Pastaj të shikojmë në ndeshjet në vazhdim.

Jo nuk e kam fare të vështirë. Në bazë të gjendjes të lojtarëve do të përcaktohet edhe 11-shja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy