Specialisti i gjykimit, Uvil Zajmi, analizoi problemet e arbitrimit në futbollin shqiptar. Zajmi tha se vihet re një mungesë dëshire te brezi i ri, në ndryshim nga shumë vite më parë. Ai theksoi se përzgjedhja e profileve duhet të bëhet që në gjimnaz.
Gjykoj që është e domosdoshme. Arbitrimi është një problem i madh. Brezat e rinj nuk kanë dëshirë të bëhen arbitër. Nuk është si në kohën tonë. Gjërat janë të kufizuara. Po të shikosh nuk kemi më arbitra si dikur. Një arbitri sot në startin e tij i del një mundësi tjetër dhe e braktis si punë. Shpesh edhe zhgënjehen. Pretendojnë të jenë në linjë. Dikur ka pasur edhe në qytete, tani çdo gjë është përqendruar edhe në Tiranë. Kërkohet një numër i madh arbitrash. Në gjimnaze zbulohet arbitri. Shkohet atje dhe aty kapet elementi. Investohet, projektohet. Akademia nuk është sistematike. Italia p.sh. nuk ka akademi, ka kolegjiume. Ata kanë një traditë që vazhdohet. Drejtohet nga arbitra elite dhe investohet. Arbitra 40-45 vjeçarë nuk kemi çfarë marrim më prej tyre.
Unë e gjykoj pak element negativ VAR-in. Sot raportet kanë ndryshuar. Nuk kemi të bëjmë me njeriun arbitër.



