
Shpërthimi i David Raum tek Leipzigu shumë shpejt i dha rezultatet për gjermanin.
Mbrojtësi bëri paraqitje të shkëlqyera si në Bundesligë ashtu edhe në Champions League dhe në pak muaj fitoi me shumë meritë një vend titullari edhe në kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’.
Tashmë Real Madridi i ka trokitur në derë ‘’ Demave të Kuq ‘’ sepse 24 vjeçari konsiderohet një lojtar shumë cilësor nga drejtuesit , të cilët kanë ndezur motorrët për ta larguar nga ‘’ Red Bull Arena ‘’.
Gjatë një interviste për ‘ Marcan ‘ , përpara ndeshjes me Spanjën , David Raum nuk e fshehu dëshirën e transferimit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, pavarësisht se kalimi tek ‘’ Galaktikët ‘’ nuk është ëndërra e tij .
Për ishi-n e Hoffenheim , Leipzigu shpenzoi 26 milionë euro në merkaton e kaluar dhe shumë shpejt ka arritur në një nivel mbresëlënës , fakt i cili demostrohet me interesin e spanjollëve.
Mbetet për tu parë se çdo të ndodhë për arsye të deklaratës së tij në lidhje me Real Madridin , por nëse do të vijojë me këtë ritëm , gjasat janë se shumë shpejt do të bëhet pjesë e një ekipi elite.
Nëse fati do të jetë në anën e kryeqytetasve , ky operacion me siguri do ti kalonte 40 milionë eurot, shifër e cila mund të shënojë rritje në varësi të performancave të mëtejshme të talentit të lindur në Nuremberg.



