
Prej tre vitesh tashmë Arsenali afroi Nicolas Pepen në “ Emirates “, lojtar që konsiderohet blerja më e shtrenjtë në historinë e anglezëve .
Të ashtuquajturit ‘’ Topchinjtë ‘’ investuan 80 milionë euro për 27 vjeçarin i cili kishte zhvilluar një sezon mbresëlënës tek Lille.
Mirëpo kalimi në Premier League , kampionat që konsiderohet ndër më kompetitivët , nuk i përmbushi pritshmëritë e francezit dhe Mikel Arteta e cilëson të padëshiruar për vijimësinë.
Francezit i është hapur dera e largimit për arsye se 21 gola dhe 27 asiste në 111 sfida, të shoqëruara me një lojë të vakët nuk kanë mjaftuar për të fituar besimin e trainerit spanjoll dhe duke qenë se ‘’ The Gunners ‘’ pretendojnë rikthimin në elitë , spastrimet janë mëse të natyrshme në periudhën e transferimeve.
Situata delikate i ka hapur rrugën largimit nga Londra për ta kërkuar fatin diku tjetër sepse niveli i Nicolas Pepes ka lënë për të dëshiruar.
Rikuperimi i investimit të bërë në merkaton e 2019- tës konsiderohet gati-gati i pamundur por e sigurta është se ishi i Angers duhet të bëjë gati valixhet sepse nuk ka rezultuar në nivelin e përfaqësimit të një klubi si 13 herë kampionët e Premier Leagues, të cilët do të tregojnë potencialin në Europa League gjatë sezonit vijues , kompeticion që të paktën i jep shansin për të treguar vlerat edhe njëherë në kontinentin e vjetër .



