Kualifikim mes polemikash, Korabi triumfon ndaj Tomorit

Kualifikim mes polemikash, Korabi triumfon ndaj Tomorit

Korabi ka avancuar në tej në “play-off” dhe shpreson te ngjitja në Superiore. Skuadra dibrane, u kualifikua ndaj Tomorit, pas fitores me rezultat minimal.

Një gol i shënuar nga Keko në minutën e 74-t, i dha fitoren dhe kualifikim për më tej Korabit.

Ndërkohë në këtë takim nuk munguan polemikat nga beratasit, kryesisht në dy raste. Në minutën e 41, Tomori pretendoi për gol pasi një gjuajtje me kokë u devijua në traversë e më pas ishte Ismailaj i cili gjuajti dhe sfera u ndal mbi vijën fatale nga një mbrojtës, por për arbitrin Indrit Myrtja, topi nuk kishte kaluar vijën e portës.

Në minutën e 77-të, ishin sërish beratasit që këtë herë pretenduan për penallti për prekje të topit me dorë, por përsëri arbitri mendoi ndryshe, duke lejuar lojën të vazhdojë.

Në ndeshjen e radhës, Korabi do të përballet me fituesin e çiftit Flamurtari-Apolonia dhe skuadra që kualifikohet aty, do të luajë ndeshjen e fundit, me vendin e tetë në Superiore, ku do të përcaktohet edhe ekipi që do të luajë në elitë për sezonin tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy