Mesfushori Toni Kroos, do të rikthehet të luajë për kombëtaren e Gjermanisë.
Këtë e bëri të ditur vetë lojtari, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale, deklaroi se do të jetë pjesë e kombëtares gjermane nga miqësoret e marsit.
Nga marsi do të luaj sërish për Gjermaninë. Më kërkoi trajneri. Jam entuziast dhe jam i sigurt se me ekipin mund të bëjmë shumë më tepër në Kampionatin Evropian nga sa besojnë shumica e njerëzve aktualisht.
Kujtojmë se Kroos deklaroi tërheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë pas Europianit të vitit 2021 dhe tashmë do të rikthehet sërish.



