
Blerja e Dusan Vlahovic i ka dhënë më shumë guxim Juventusit për të vijuar në rrugën drejt suksesit . ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ka vënë të gjithë potencialin në funksion të mbylljes sa më mirë të merkatos së janarit dhe sipas Fabrizio Romanos është shumë afër arritjes së marrëveshjes me mesfushorin Denis Zakaria .
Për zvicerianin torinezët kanë vepruar shumë shpejt duke dërguar në adresën e Borussia Moncengladbahut një ofertë prej 7 milionë eurosh e cila përfshin edhe bonus dhe si duket gjermanët nuk janë pajtuar por ish rekordmenët e Scudettos vijojnë të insistojnë .
Massimiliano Allegri e preferon shumë lojën e 25 vjecarit dhe me këtë rast kërkon të anashkalojë Rodrigo Bertancurt dhe Arthur Melon të cilët nuk janë në lartësinë e kërkesave të italianit dhe përfaqësimit të një klubi si Juventusi .
Paraqitjet e mrekullueshme tek Borussia Monchengladbahu me kalimin e kohës ia kanë shtuar pretendentët Denis Zakarias, ndër të cilët përfshihen Arsenal , Manchester United , Liverpool , Barcelona dhe Real Madridi por me shumë gjasa fati do të jetë në anën e Juventusit që do të ketë në dispozicion një lojtar që karakterizohet nga një fizik për tu marrë shembull dhe është shumë efikas në momentin e ndërprerjes së aksioneve të rrezikshme, fakte që automatikisht e shëndërrojnë në plus për ofensivën.
Pak e nga pak juventinët po e marrin veten dhe tashmë i mbetet në dorë Massimiliano Allegrit në përshtatjen e Denis Zakarias në 11-shen që do të luftojë për ta bërë Juventusin rivalin e papërballueshëm të sezoneve të kaluara .
Për yllin e Borussia Monchengladbahut kjo mundësi perceptohet si kapja e majave sepse italianët e kanë treguar me 9 trofe rradhazi në Serinë A por ëndërra në sirtar mbetet padyshim fitimi i Champions Leagues , kompeticion që në të kaluarën i shpëtoi disa herë nga duart .



