
Italia mposhti Belgjikën me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme finalen e vogël në Ligën e Kombeve. Pasi u mposhtën respektivisht nga Spanja dhe Franca në gjysmëfinale, dy kombëtaret zhvilluan një ndeshje prestigji për vendin e tretë, e cila u fitua nga italianët.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse kombëtarja e Mancinit dominoi dhe iu afrua në disa raste golit.
E dyta nisi menjëherë me gol, teksa Barella pas një topi nga goditja e këndit, gjuan bukur në hyrje të zonës dhe ndal topin në fundin e rrjetës. Në minutën e 65-të, Berardi u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit, duke shënuar edhe të dytin për Italinë.
Belgjika u kujtua vonë për të reaguar, teksa ngushtoi shifrat në minutën e 86-të me De Ketelaere, i cili mposhti Donnarummën, pas një asisti nga De Bruyne.
Kujtojmë se në mbrëmje duke filluar nga ora 20:45, do të luhet edhe finalja e madhe mes Spanjës dhe Francës në stadiumin “San Siro”.



