Sfida me Tiranën, trajneri i Vllaznisë: Çdo ndeshje e kemi si finale

Sfida me Tiranën, trajneri i Vllaznisë: Çdo ndeshje e kemi si finale

Trajneri i Vllaznisë, Goce Sedloski, ka folur për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë të shtunën ndaj Tiranës.

Sedloski tha se përballë do të jetë një kundërshtar shumë i fortë, ndërsa shtoi se çdo ndeshje e radhës do të jetë si një finale për kuqeblutë.

Është një ndeshje që kërkon shumë. Kundërshtari është shumë i fortë, por ne duhet të jemi të kujdesshëm, të guximshëm, të vrapojmë shumë në fushë, mendoj se lojtarët e dinë se çfarë kërkoj tani prej tyre.

E kam thënë dhe radhën që kaloi, ecim ndeshje pas ndeshje. Është herët për të folur se ka dhe shumë ndeshje për të luajtur, por jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme. Për ndeshjen e nesërme nuk ka nevojë për një motivacion të madh, sepse ata e dinë se çfarë kërkojnë, çfarë duan të bëjnë. Është ende larg për fitimin e kampionatit. Mendoj se çdo ndeshje e radhës do të jetë si një finale.

Gurishta dhe Hakaj janë dy lojtarët tanë kryesorë. Nuk ka nevojë për të folur shumë se çfarë përfaqësojnë ata për ekipin tonë. Gëzohem që të dy ata janë kthyer. Mendoj se do të jenë në të njëjtin nivel që ishin dhe më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy