
Ecuria shumë e mirë e Aleksandar Pavlovic tek Bayern Munchen është pasuar me interesin e një tjetër pretendenti në orët e fundit.
Eshtë Chelsea i Liam Rosenior, ekip i cili mbështetet fuqimisht nga Todd Boehly dhe konsiderohet në çdo merkato protagonist.
Ndërkohë mesfushori ka bërë hapa të sigurtë përpara i cili po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Gjatë karrierës 21 vjeçari i ka qëndruar besnik bavarezëve por historia mund të ndryshojë.
Paraprakisht krerët e gjermanëve kanë deklaruar se nuk do të negociojnë për oferta poshtë 90 milionë eurove në sajë të kontributit të Aleksandar Pavlovic.
Siç dihet presioni tek ish rekordmenët e Bundesligës është shumë i madh dhe çdo gabim kushton shtrenjtë, histori e njëjtë edhe tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’.
Të jesh pjesë e Premier Leagues, sidomos ish fituesve të saj merr një tjetër kuptim por gjithsesi vendimi i takon lojtarit në fjalë.
Gjatë merkatove çdo gjë ndryshon shumë shpejt për disa arsye por pritet që gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm të insistojnë, të mbështetur edhe tek potenciali i manjatit amerikan.
Nxënësi i Vincent Kompany numëron 3 gola në 31 sfida referuar sezonit aktual i cili për më tepër është titullar në 11-she.



