
Kampionia e botës në peshëngritje Romela Begaj është rikthyer pas medaljes së artë që mori në SHBA. Por kësaj here kampionia e botës në shkëputje kur ka mbëritur në Rinas nuk është pritur nga anjë prej zyrtarëve të lartë të shtetit, por vetëm nga dashamirës të saj dhe media.
Kjo ishte një pritje të ftohtë dhe pa shumë entuziasëm për pëshëngritësen Romela Begaj, e cila pak ditë më parë u shpall kampione e botës në stilin e shkëputjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Begaj është pyetur nga gazetarët lidhur me arritjen e saj dhe tha se këtë fitore ia dedikon dashamirësve të saj dhe Shqipërisë.
“Gara ka të papritura, për mua kjo ishte një arritje për mua dhe Shqipërinë. Fitoren ja dedikoj në radhë të parë gjithë dashamirësve dhe Shqipërisë. Objektivin është që të japim maksimumin, pasi ky është vendi jonë dhe duhet të kontribuojmë.”, tha ajo.
Peshngritësja theksoi se ky është vetëm starti dhe foli për dëmtimin dhe mungesën e një fizioterapisti.
"Ky është akoma starti, medalja olimpike është ende larg. Dëmtimi në shpinë më ndali hovin për të luftuar edhe për medalje të tjera dhe mungesa e një fizioterapisti ishte një mungesë e cila u ndje por kjo ndodhi dhe shpresoj që mos të përsëritet më."-përfundoi kampionia e botës Romela Begaj.



