Ibra nuk ia del dot, zbulohet kur do të jetë gati për Milanin

Ibra nuk ia del dot, zbulohet kur do të jetë gati për Milanin

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të qëndrojë jashtë fushave të blerta, për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Juventusit në fundin e kampionatit të kaluar.

Suedezi iu nënshtrua një operacioni më 18 qershor, në gjurin e tij të majtë, me shpresën se gjithçka do të shkonte mirë dhe do të ishte gati për fillimin e kampionatit.

Megjithatë duket se koha e rikuperimit për sulmuesin, i cili më 3 tetor mbush 40 vjeç, do të jetë më e gjatë sa ishte planifikuar.

Sipas raportimeve në mediat italiane, thuhet se Ibra nuk do të jetë gati për ndeshjen e parë të kampionatit, që Milani do të luajë ndaj Genoa më 23 gusht. Gjithashtu ai pritet të humbasë edhe ndeshjen e javës së dytë ndaj Cagliari dhe do jetë gatoi vetëm në javën e tretë.

Pioli kështu për qendrën e sulmit po mendon të aktivizojë afrimin e merkatos së verës, Olivier Giroud.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy