James Rodriguez pranë rikthimit tek Porto

James Rodriguez pranë rikthimit tek Porto

 E ardhmja e  James Rodriguez parashikohet se do  të ketë një tjetër destinacion gjatë orëve në vijim .  Kolumbiani është pranë rikthimit tek Porto  për arsye se Evertoni është i interesuar për sulmuesin Luis Diaz dhe mendon të ofrojë në shkëmbim 30 vjeçarin . 

Anglezët janë koshientë se nuk mund ta transferojnë yllin e kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ sepse  performanca e shkëlqyer në Kupën e Amerikës ja ka  rritur ndjeshëm vlerën e kartonit dhe për këtë arsye do të tentojnë  reduktimin e këtij operacioni me përfshirjen e  lojtarit nga Cucuta . 

Sipas gazetarit të famshëm italian Fabrizio Di Romano , Luis Diaz e konsideron një shans që s’duhet humbur  transferimin në  ‘’ Goodison Park ‘’ sepse  e ka preferuar gjithmonë Premier Leaguen .

Nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet  , James Rodriguez do të ketë mundësinë  për tu rikthyer aty ku  spikati në arenën europiane   dhe ky veprim  do të konceptohej si një shenjë respekti ndaj ish klubit të tij .

 Një tjetër fakt domethënës  është se James Rodriguez e njeh shumë mirë  mënyrën e lojës së portugezëve dhe me cilësitë e padiskutueshme që mbart do ti vinte në ndihmë skemave të  Sergio Conceiçaos ,  me objektivin e vetëm të hedhjes pas krahëve të eksperiencës së hidhur të përjetuar në të kaluarën që e la jashtë Kupës së Amerikës për shkak dëmtimi .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy