Hajdini: Pesë minuta për të marrë një vendim në Tirana-Egnatia, renditja do ishte ndryshe pa VAR

Hajdini: Pesë minuta për të marrë një vendim në Tirana-Egnatia, renditja do ishte ndryshe pa VAR

U mbyll ditën e sotme java e dytë e Abissnet Superiore, ku Kukësi, ishte skuadra e vetme që regjistroi fitore në këtë xhiro dhe tashmë kryeson kampionatin me 6 pikë. Për këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur gazetari i sportit, Edi Hajdini. Ky i fundit tha se pritet një kampionat i luftuar deri në fund, teksa komentoi edhe përdorimin e teknologjisë VAR në Shqipëri, ku shtoi se ka qenë i rëndësishëm deri tani, por u shpreh se i bëri përshtypje vonesa prej 5 minutash për të marrë një vendim në Tirana-Egnatia.

“Pas javës së dytë, përshtypje të bën Kukësi në krye të renditjes. Katër sfida të kampionatit të javës së dytë u mbyllën në barazim 1-1. Pritet të jetë një kampionat i fortë dhe me rivalitet deri në fund të sezonit. Skuadrat deri në këto moment nuk janë kolauduar.

VAR? Për hir të së vërtetës, pavarësisht difekteve që mund të ketë pasur, VAR ka qenë i rëndësishëm në të gjitha ndeshjet e këtyre javëve. Në Tirana-Egnatia duheshin 5 minuta për të marrë në vendim, kjo nuk lë një shije të mirë. Gjyqtari e ka përpara ekranin dhe mund të marrë vendimin në një kohë të shkurtër. Ka pasur disa vendime që janë marrë në mënyrë të drejtë. Nëse nuk do të ishte VAR, do ishte ndryshe renditje.

Në javën e tretë kryendeshja e javës është Partizani-Vllaznia. Janë dy skuadra që nuk kanë arritur të shprehen deri tani. Pritet një ndeshje e zjarrtë, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit. Me interes pritet edhe ndeshja mes Dinamos dhe Teutës.”, tha Hajdini.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy