Milani këmbëngul për rinovimin e Theo Hernandez

Milani këmbëngul për rinovimin e Theo Hernandez

 Interesi i Manchester City-t dhe Paris St Germain për Theo Hernandez e ka trembur Milanin , drejtuesit e të cilit janë përqëndruar maksimalisht tek rinovimi i francezit . 

Anësori është një ndër më determinantët e Stefano Piolit dhe në kampin e kuqezinjve është rritur vigjilenca duke e shëndërruar në një prioritet qëndrimin e  24 vjeçarit në ‘’ San Siro ‘’ .  

Për Stefano Piolin është jetike mosprishja e  ekuilibrave pavarësisht se të besuarit e tij kanë bërë një performancë për tu harruar në Champions League por në Serinë A qëndrojnë në pozita favorizuese në klasifikim.

Të triumfosh në Itali dhe Europë pas një kohe të gjatë është tepër e vështirë por ajo që i ngelet Milanit është ruajtja e lojtarëve cilësorë dhe pasurimi i organikës me të tjerë gjatë merkatos për të favorizuar të ardhmen  .

Sipas raportimeve të  ‘ Calciomercatos ‘ drejtori sportiv Paolo Maldini në bashkpunim me Frederic Masaran nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur punën për ti vënë kapakun kësaj çështje . Kryefjala e bisedimeve  me agjentin e francezit është një kontratë 5 vjeçare dhe rritjen e rrogës deri në 4 milionë euro në sezon  .

 Nëse Milani do të dalë i fituar në këtë histori , pretendenti numër një Manchester City do të merrte një goditje të fortë.  Një ekip si Milani nuk mund t’ia lejojë vetes largimin e peshave të rënda sepse do ti vinte një barrierë të madhe progresit  duke u kthyer në vendnumëro . 

Lojtari nga Marseja vijon ta ruajë me fanatizëm krahun e majtë të mbrojtjes dhe deri më tani regjistron 9 ndeshje dhe 1 gol . Sakrificat e drejtuesve dhe Stefano Piolit që arritën ta ringrejnë emrin e Milanit besohet se do të shoqërohen me vendime llogjike me objektivin e të qënit në lartësinë e duhur në vazhdimësi.

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy