
Pas interesit të Paris St Germain për Bradley Barcolan , edhe Chelsea në orët e fundit është futur në garë për sulmuesin e Lyonit.
Sipas ‘ Radio Monte Carlo ‘ do të jetë një sfidë e ashpër , sidomos për faktin se ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ shquhen për potencialin në aspektin ekonomik.
Mënyra e lojës së 20 vjeçarit vlerësohet shumë nga Mauricio Pochettino, ndërsa francezët tashmë kanë përgatitur 35 milionë euro përfshirë edhe bonuset.
Megjithatë kryeqytetasit e kanë marrë menjëherë përgjigjen negative pasi e konsiderojnë vlerën e kartonit më të lartë.
Interesi për Bradley Barcolan tregon edhe njëherë garën e ashpër ndërmjet ekipeve të elitës për talentët e rinj, të cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në të ardhmen.
Ditët e mbetura të merkatos priten më shumë risi në lidhje me këtë lojtar, i cili pas tre sezonesh mund ti japë lamtumirën të ashtuquajturve ‘’ Les Gones ‘’.
Si Chelsea ashtu edhe Paris St Germain në çdo sezon konsiderohen pretendentë për të fituar çdo titull , por diferenca midis tyre është se anglezët nuk janë pjesëmarrës në kompeticionet europiane gjatë këtij sezoni.



