Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve te javës së 32-të të Kategorisë Superiore që do të luhet të mërkurën dhe të enjten.
Sfidat hapëse të kësaj jave do të jenë Kukësi-Flamurtari dhe Vllaznia-Luftëtari, që do të luhen në orën 16:00.
Ndërsa, po të mërkurën në orën 18:30 do të luhen Partizani-Laçi dhe Teuta-Skëndërbeu.
Java e 33-të do të mbyllet të enjten me takimin e fundit, i cili do të jetë mes Tiranës dhe Korabit.
Një javë e cila pritet që të dhurojë sërish mjaft emocione pasi gara në të gjitha frontet është bërë mjaft e ashpër ku të gjitha ekipet synojnë të marrin më të mirën.



