Milan shkarkon Montellan, emëron trajnerin e ri

Milan shkarkon Montellan, emëron trajnerin e ri

Milan ka shkarkuar trajnerin Vincenzo Montalla, pas rezultateve të dobëta këtë sezon, ndërsa në vend të tij ka emëruar trajnerin e ekipit B, Gennaro Gattuso.

Skuadra e Milanit ka njoftuar se ka prishur kontratën e trajnerit italian, Vincezno Montella, pas barazimit të djeshëm ndaj Torinos.

Në vend të tij, drejtimin e skuadrës e ka marrë Gennaro Gattuso, i cili drejtonte skuadrën e dytë të Milanit.

“Milan njofton se Vinceno Montella nuk është më trajner i skuadrës së parë. Detyra i është besuar Gennaro Gattusos, i cili lë postin e trajnerit të Primaveras. I dëshirojmë fat”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Milani i Montellas këtë edicion ka 6 fitore, gjashtë humbje dhe dy barazime.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy