“E dija që Mbappe do e humbte penalltinë”, Kaçaj: Parashikova kualifikim e Zvicrës

“E dija që Mbappe do e humbte penalltinë”, Kaçaj: Parashikova kualifikim e Zvicrës

Franca u eliminua në fazën e 1/8-ve në Europian, me Zvicrën që i ka surprizuar të gjithë, duke kaluar në çerekfinale. Për këtë, ish-futbollisti i Kombëtares, Salvador Kaçaj në emisionin “Euro Zone” në MCN TV, është shprehur se ndeshjen e përjetoi me emocion, duke shtuar se e dinte që Mbappe do e humbte penalltinë. Gjithashtu ai tha se kishte parashikuar se Zvicra mund të kualifikohej nëse do shënonte e para dhe ashtu ndodhi.

“Unë jam tifoz me Zvicrën sepse ka shumë shqiptarë. Ndeshjen sot e përjetova me emocion. Thashë që Mbappe do e humbë penalltinë dhe ashtu ndodhi. Franca hyri me mendje të madhe sot. Unë e thashë sot se favoriti është Franca, por nëse shënon Zvicra e para kualifikohet dhe kështu ndodhi. Franca është një ekip mendjemadh. Një ekip mesatar si Zvicra e dërgoi në shtëpi. Edhe Zvicra ka elemente të mirë në skuadër. Edhe zëvendësimet ishin të goditura, ndryshe nga Franca. Është kampionia e botës, e pajustifikueshme. Pashë Pogba, që e kalonte në sprint lojtari i Zvicrës.”, u shpreh Kaçaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy