
Skuadra e Partizanit, ka nisur fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Të kuqtë, kanë njoftuar ditën e sotme, se në Turqi do të zhvillojnë edhe dy miqësore, para rifillimit të kampionatit.
Më 5 janar, Partizani do të përballet me holandezët e Volendam, ndërsa katër ditë më vonë, më 9 janar, të besuarit e Orges Shehit, sfidojnë azerët e Neftchi Baku.
Pas këtyre ndeshjeve, Partizani do të rikthehet në Shqipëri, për kampionatin, ku më 13 janar, përballen me Teutën.



