Manchester City, nxjerr në shitje Kalvin Phillips

Manchester City, nxjerr në shitje Kalvin Phillips

 Edhe pse është i huazuar tek Ipswich Town në sezonin aktual, besohet se e ardhmja e Kalvin Phillips do të jetë larg ‘’ Etihad Stadium ‘’.

Traineri i Manchester City-t Pep Guardiola nuk e konsideron mesfushorin, i cili tashmë është nxjerrë në shitje.

Menjëherë Leeds United, ish ekipi i tij ka shfaqur interes për ta rikthyer në ‘’ Elland Road ‘’, i cili po lufton për të qenë përsëri pjesë e Premier Leagues.

Nëse do ta arrijë objektivin do të ketë shumë shanse, sipas të përditshmes ‘ The Sun ‘. Në të kaluarën 29 vjeçari u aktivizua për nëntë sezone rradhazi me Leeds United, ekip në të cilin ishte një ndër më të rëndësishmit përpara se të niste eksperiencën me ‘’ Qytetarët ‘’.

Sigurisht pretendimi i çdo lojtari lidhet me përfshirjen në formacionin titullar dhe Kalvin Phillips e ka potencialin për të impresionuar përsëri me ekipin e zemrës.

Deri në këtë moment është aktivizuar në 19 sfida nga traineri  Kieran McKenna, i cili ka një shans që s’duhet humbur referuar të ardhmes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy