
Skënderbeu mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Kastriotit në Korçë, në një ndeshje të luftuar.
Në këtë ndeshje ishte prezent edhe tensioni, që përveçse në ndeshje, ishte i pranishëm edhe pas përfundimit të takimit.
Protagonist në fund të ndeshjes, u bë trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu. Këtë të fundit nuk e kanë mbajtur nervat dhe shkon deri aty sa godet me shkelmë futbollistin e korçarëve, Leonit Vitija.
Një gjest aspak i hijshëm nga trajneri Ndreu, i cili duket se nuk e ka kapërdirë dot humbjen ndaj një rivali direkt për mbijetesë. Për këtë rast, pritet të ketë edhe një dënim nga Komisioni i Disiplinës për Ndreun.



