Real Madridi, i fiksuar pas Gvardiol

Real Madridi, i fiksuar pas Gvardiol

Josko Gvardiol vijon të jetë një ndër mbrojtësit më të mirë të aktualitetit .

Prej kohësh Real Madridi por edhe shumë klube të elitës kanë trokitur në derën e Leipzigut , drejtuesit e të cilit kanë deklaruar se do ti qëndrojnë besnikë deri në fund kërkesës së tyre.

100 milione euro pretendojnë gjermanët për ti hapur derën e largimit kroatit , të cilin Carlo Ancelotti e konsideron zëvëndësuesin ideal të Nacho Fernandezit që do të lërë ‘’ Santiago Bernabeun ‘’ në përfundimin e sezonit.

20 vjeçari vijon të impresionojë por s’duhet harruar se edhe Chelsea është në garë për shërbimet e tij .

Sigurisht ‘’ Galaktikët ‘’ s’do ta kenë aspak të lehtë pasi ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë një kërcënim serioz, objektivi i të cilëve është rikthimi në elitë , në Angli dhe kontinentin e vjetër .

Merkatoja e verës do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për përcaktimin e të ardhmes dhe në rast se s’do të jetë kështu, me shumë gjasa Josko Gvardiol do të lërë  ‘’ Red Bull Arenan ‘’ në merkaton verore të 2024-tës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy