Arsenali  në gjurmët e Abraham

Arsenali në gjurmët e Abraham

Duke qenë se Alexandre Lacazettes i mbetet edhe një vit kontratë , drejtuesit e Arsenalit kane filluar me tentativat për gjetjen e një lojtari   cilësor që do të mund ta zëvëndësojë  siç duhet francezin .  Kalimi nga  Lyoni në  Londër i kushtoi ‘’ Topchinjve ‘’ 50 milionë euro dhe e  shëndërroi  në transferimin më të shtrenjtë të historisë së tyre  . Megjithatë gjithçka ka ndryshuar për Mikel Artetan i cili nuk e ka në planet e tij për të ardhmen dhe është fokusuar tek një tjetër lojtar që është prezantuar denjësisht në sezonin e lënë pas .  

Në skenë ka dalë emri i Tammy Abraham  që ka impresionuar me një formë të shkëlqyer tek Chelsea , skuadër ku dha një kontribut të vyer drejt fitimit të Uefa Champions Leagues së dytë në histori .  

Arsenali e  di shumë mirë se për të firmosur me golashënuesin 23 vjeçar duhet të aplikojë shitjet  dhe ka vendosur ta largojë Alexandre Lacazetten nga i famshmi ‘’ Emirates ‘’ për ti hapur rrugën këtij talenti i cili nuk ka të ndalur me paraqitjet pozitive.  

Sipas  prestigjozes Transfermarkt vlera e kartonit të ishi-t të Lyonit  është 28 milionë euro por dëshpërimi i Arsenalit për ta shitur mund ta pranojë uljen e saj deri në 17 milionë .  Sezoni për tu harruar në të cilin përfunduan të 8-tët në kampionat  i ka shërbyer si reflektim  drejtuesve anglezë me qëllimin e hedhjes pas krahëve së kësaj eksperience që konsiderohet ndër më të dështuarat e viteve të fundit për 13 herë kampionët e Premier Leagues .

Ishi i Aston Villas e finalizoi sezonin me 12 gola në 32 ndeshje pa anashkaluar  suksesin historik që i riktheu ‘’ Blutë e Londrës ‘’ në majën e kontinentit të vjetër .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy