Eliminatoret e Botërorit për femra, Shqipëria mposhtet nga Polonia në transfertë

Eliminatoret e Botërorit për femra, Shqipëria mposhtet nga Polonia në transfertë

Shqipëria e femrave është mposhtur me rezultatin 2-0 në trransfertë ndaj Polonisë, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të femrave në 2023.

Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Amir Grima e nisi mirë sfidën, duke qenë të barabarta me rivalet polake, madje në disa momente kanë qenë dukshëm superiore. Në minutën e katërt Megi Doçi depërton bukur në zonë, por nuk arrin të finalizojë siç duhet në momentin e fundit. Polaket reagojnë dhe rrezikojnë në disa raste, por arritur të gjejnë golin. Në minutën e 22-të Krasniqi del para porte pas një aksioni të bukur, por për gjyqtaren është në pozicion jashtë loje. Në minutën e 38-të Polonia fiton një penallti pas një faulli të vajzave kuqezi në zonë. Nga pika e bardhë godet kapitenia Dudek, e cila tregohet e saktë dhe kalon në avantazh vendaset, duke fiksuar rezultatin në 1-0.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e polakeve, që në pjesën e dytë vazhdojnë të këmbëngulin dhe shfaqen vazhdimisht në sulm. Kombëtarja shqiptare përpiqet të reagojë dhe të gjejë golin e barazimit, duke afruar në disa raste. Në minutën e 89-të Polonia shënon edhe golin e dytë me anë Mesjasz. Në minutat e fundit në fushë hynë edhe Esi Lufo dhe Sara Begallo, të cilat zëvendësuan Maksutin dhe Krasniqin.

Rezultati deri në fund nuk do të ndryshojë, me Shqipërinë që mundet 2-0 në Poloni, një nga rivalet më të forta të Grupit F të Botërorit të femrave ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Belgjika, Armenia dhe Kosova. Aktualisht, Shqipëria ka katër pikë pas 4 ndeshjesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy