Një ditë para lojës Kosovë - Kroaci, përkatësisht më 5 tetor, Kombëtarja e Kroacisë do të zbarkojë në Tiranë, bashkë me kryesinë e Federatës së Futbollit Kroat, shkruan sot gazeta "Zëri"..
Në aeroportin e Tiranës do të zbresin edhe gjyqtarët dhe personat tjerë zyrtarë të ndeshjes, kurse FFK-ja do të përkujdeset për pritjen dhe përcjelljen e tyre drejt Shkodrës, ku tashmë u janë rezervuar edhe hotelet.
Në anën tjetër, më 2 tetor Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet në Prishtinë, ku do të vijnë lojtarët nga Evropa. Kurse, më 4 tetor do të vendoset në Shkodër, shkruan "Zëri".
Në stadiumin “Loro Boriçi” prezentë pritet të jenë edhe liderët shtetërorë të Kosovës, e me gjasë edhe të Shqipërisë, e së paku përfaqësuesit e ambasadave kroate të akredituara në Prishtinë e Tiranë.



