
Rendimenti i Filip Kostic tek Juventusi vijon të lërë për të dëshiruar dhe ky fakt duket se ka prekur fundin. Drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e kanë vënë në shitje mesfushorin, për të cilin ka menduar Atletico Madridi, gjithmonë nëse Yannick Carrasco do të largohet nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. Lajmi është bërë me dije nga prestigjozja italiane ‘ Corriere dello Sport ‘ dhe numri një i stolit Diego Simeone e mirëpret në kryeqytetin spanjoll. Argjentinasi konsideron se 30 vjeçari është i duhuri për krahun e majtë të ofensivës, i cili nëse do të transferohet në Serinë A do të ishte eksperienca e tretë në karrierë ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër. Sezonin e shkuar ishi i Groningenit u aktivizua në 54 sfida, të shoqëruara me 3 gola dhe 11 asiste .



