Taulant Seferi, po kalon një formë shumë të mirë te skuadra e Bani Yas, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sulmuesi shqiptar, gjeti golin në fundin e pjesës së parë ndaj skuadrës së Hatta. Seferi i dha avantazhin skuadrës së tij, ndërsa më pas miqtë barazuan 2 minuta më vonë.
Për 27-vjeçarin shqiptar, ky është goli nëntë sezonal me skuadrën e Bani Yas, ndërsa duket në formë të mirë para Europianit me Shqipërinë.



