Vukiçeviç jep dorëheqjen: Fati dihet, më vjen keq për presidentin e Laçit

Vukiçeviç jep dorëheqjen: Fati dihet, më vjen keq për presidentin e Laçit

Laçi e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin, teksa pas 5 javëve të para, renditen në vendin e fundit me vetëm 2 pikë. Përgjegjësitë për këtë i ka marrë trajneri Dejan Vukicevic, i cili pas humbjes së sotme me Egnatian, ka deklaruar dorëheqjen. Në fjalët e tij, malazezi tha se kur rezultatet mungojnë, fati i trajnerit dihet dhe më tej falënderoi drejtuesit për mundësinë që i dhanë për të drejtuar Laçin.

“Është e vështirë për të dalë nga kjo situatë, ia kam bërë të qartë dhe lojtarëve që me 2 pikë në 5 javë nuk është situata që donim. Kemi bërë lojëra të mira, por kemi hasur gabime individuale dhe fakti është qe kemi vetëm dy pikë. Është e qartë se në një situatë të tillë trajneri duhet ta lërë klubin, që ata të punojnë si duhet. I falënderoj të gjithë, kemi punuar shumë mirë, kemi pasur marrëdhënie shumë të mira por nëse nuk ke rezultate fati i trajnerit dihet. Më vjen keq për presidentin, që besoi te puna ime, për tifozët , unë pres që të ringrihen dhe të kthehen në rrugën e tyre normale”, u shpreh Vukicevic.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy