
Me David Beckham në krye , Inter Miami vijon të jetë tejet ambicioz në lidhje me merkaton.
Pas formimit të një ekipi kompetitiv, me Lionel Messin si lider dhe njëkohësisht kapiten , amerikanët do të synojnë të përforcohen me tre ish lojtarë të Barcelonës.
Flitet për Sergi Roberton , Luis Suarezin dhe Ivan Rakitic me qëllimin e shtimit të cilësisë pasi sipas zërave të kohëve të fundit, Inter Miami mund të marrë pjesë në Kupën e Libertadores në sezonin vijues.
Të tre këto komponentë do të gjenin mbështetjen e argjentinasit, Sergio Busquets dhe Jordi Alba dhe në njëfarë mënyre do ti riktheheshin të kaluarës por në një kampionat si Major League Soccer , i cili po e rrit cilësinë në çdo sezon.
Pa dyshim që drejtuesit e Inter Miamit synojnë ta shëndërrojnë në referent, jo vetëm në futbollin amerikan por edhe në të gjithë kontinentin dhe me hapat e deritanishëm skuadra e Gerardo Martinez ka treguar se mund ti arrijë objektivat.



