
Karim Benzema, ka njoftuar ditën e sotme, tërheqjen nga kombëtarja franceze e futbollit. Sulmuesi ishte i grumbulluar në Botëror në fillim, por u largua pas një dëmtimi të pësuar gjatë grumbullimit.
Ditën e sotme, sulmuesi 35-vjeçar ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja franceze. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në profilin e tij.
Unë kam bërë sakrificat dhe gabimet për të arritur deri këtu ku jam sot dhe jam krenar për atë që kam arritur. E kam shkruar historinë dhe kjo mbaroi.
Ditën e sotme, Benzema mbushi 35 vjeç dhe po në këtë ditë vendosi të njoftojë largimin nga kombëtarja.



