Manchester United pëlqen Kalvin Philips

Manchester United pëlqen Kalvin Philips

 Merkatoja e verës parashikohet shumë e nxehtë tek Manchester United.  Firmosja me Erik ten Hag ka ringjallur shpresat se në ‘’ Old Trafford ‘’ do të mbizotërojë përsëri lumturia, ashtu si në të kaluarën .

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë në mëdyshje për shumë aspekte të rëndësishme , ndër të cilat përfshihet qëndrimi apo jo i lojtarëve cilësorë si përshembull Paul Pogba .

Skepticizmi mbi francezin krijon dhimbje koke sepse është një ndër lojtarët më të spikatur tek anglezët dhe sipas ‘ Evening News ‘ në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ llogaritë po bëhen .

Drejtuesit janë befasuar me mesfushorin Kalvin Phillips që ka bërë shumë tek Leeds United nën drejtimin e një personaliteti të shquar siç është Marcelo Bielsa. 

Falë punës së palodhur të argjentinasit 26 vjeçari pati fatin të përfaqësonte kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’ në Europian me të cilët fatkeqësisht u mposht në finale nga katër herë kampionët e botës duke ia shuar edhe një herë shpresat Anglisë .

20 herë kampionët e Premier Leagues do të kërcënohen nga Aston Villa dhe West Hami për Kalvin Phillips por aspekti ekonomik dhe historia e gjatë e suksesit i  favorizojnë  në këtë histori, për një lojtar risi tek bardhekaltërit.

 Por kjo nisëm e ka patur fillesën që në të kaluarën  me lojtarë si Joe Jordan  apo Gordon McQueen në vitet 70, i famshmi Eric Cantona në vitet 90 dhe Rio Ferdinand me Alan Smith duke filluar nga 2000-shi,  që patën privilegjin e të përfaqësuarit të ‘’ The Red Devilsave ‘’.

Aktualisht Manchester United po vijon rrugën drejt sukseseve  e cila thekson një proçes të gjatë dhe parashikohet me shumë të papritura por njëkohësisht është e domosdoshme sepse një ekip i këtij niveli nuk mund të mbetet edhe për shumë kohë në prapavijë pasi ky fakt nuk përputhet me historikun e tij .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy