
Përforcimi i prapavijës, kryesisht krahu i majtë i mbrojtjes do të jetë një prioritet për drejtuesit e Atletico Madridit gjatë merkatos së verës. ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë zgjedhur këtë herë Las Palmasin, skuadër me të cilën aktivizohet Sergi Cardona. Spanjolli e ka bërë prej kohësh me dije largimin nga ishullorët, i cili u shpreh:
“ Kam vendosur të largohem nga Las Palmas. Tifozët duhet të mësohen me këtë fakt “, ishin fjalët e ishi-t të Gimnastic Tarragonas. Largimi i 24 vjeçarit thekson një humbje të rëndësishme për Las Palmasin por njëkohësisht një hap të suksesshëm në karrierë, ndoshta tek ky ekip, i cili lufton për fitimin e titujve në çdo sezon. Kapaciteti i treguar në mbrojtje e shëndërron Sergi Cardonan në një element të preferuar, nga një ndër trainerët më të mirë në botë siç është Diego Simeone.

Ndërkohë, drejtuesit e Las Palmasit do të kenë një detyrë të vështirë për ti gjetur zëvëndësues nxënësit të Xavi Garcia Pimientas, i cili nëse do të transferohet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të ketë për herë të parë në karrierë mundësinë e të luajturit në kompeticionin më prestigjoz europian për klube, Uefa Champions League.
Sezoni aktual është i pari për Sergi Cardonan në La Liga me Las Palmasin dhe tre pararendësit i ka zhvilluar në Segunda Division, kampionat në të cilin rivaliteti është shumë i ashpër.
26 sfida numëron lojtari nga Girona, me një ekip të dorës së dytë në Spanjë.



