Leeds interesohet për Agueron

Leeds interesohet për Agueron

Pa dyshimin më të vogël emri i Sergio Agueros do të jetë një ndër kryefjalët e merkatos verore .  Ekipeve të njohura si Juventus , Barcelona , Paris St Germain dhe Chelsea  i është shtuar një rival shumë simpatik i Premier Leagues . Bëhet fjalë për Leeds United që drejtohet nga argjentinasi  Marcelo Bielsa  i cili nuk e ka shkëputur vëmëndjen nga sulmuesi i mirënjohur dhe do të tentojë me influencën e madhe të tij ta bindë për kalimin në  ‘’ Elland Road ‘’. 

Në këtë histori duke u bazuar nga ecuria e negociatave janë londinezët që mbeten një hap përpara për të përfituar shërbimet e 32 vjeçarit .Gjithsesi  nuk përjashtohet mundësia e shtimit të pretendentëve me kalimin e kohës sepse progresi dhe eksperienca e Sergio Agueros në tërë këto vite nuk mund të anashkalohet lehtë .  Duhet patur parasysh se ‘’ El Kun ‘’ do të përshëndetet përfundimisht me ‘’ Etihad Stadium ‘’ në datën 1 korrik  e cila  do të shënojë startin e një tjetër aventure për ishi-n e  Indipendiente de Avellaneda dhe Atletico Madridit  . 

Nëse i referohemi ‘’ Bluve të Londrës ‘’ traineri Thomas Tuchel ka theksuar në disa raste se transferimi i mundshëm i Sergio Agueros në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do ti jepte fund problematikave të sulmit  të vëna në dukje me rendimentin e vakët të  Timo Werner të cilit i duhet një mbështetës i niveleve të larta për ta ripozicionuar aty ku duhet .  Në rastin e Leeds United  anglezët janë duke hasur shumë ulje-ngritje sidomos në sulm me Rodrigo Morenon për të cilin derdhën në merkaton e kaluar 27 milionë stërlina në arkat e Valencias  , por statistikat e vakëta me 3 gola të shënuar në 18 ndeshjet e luajtura nuk i krijojnë qetësinë e duhur ‘’ El Loco ‘’ Bielsas për  sezonin vijues . Informacionet e fundit të publikuara nga  ‘’ Fichajes ‘’ kanë rezultuar shumë motivuese  për të ardhmen e Sergio Agueros  sepse diktojnë një takim midis palëve për zgjidhjen e kësaj çështje e cila mbetet jetike  për argjentinasin .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy