
Vinicius Junior është një nga lojtarët më të mirë te Brazili, nga i cili pritet shumë në këtë Botëror.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi ka pranuar se i frikësohej se mund të mungonte në Botëror.
Sipas Vinicius, ndaj tij kundërshtarët bënin ndërhyrje të ashpra dhe ai filloi të mendojë për një dëmtim që mund ta mbante jashtë, por fatmirësisht nuk ndodhi.
Kisha shumë frikë se mund të mos isha këtu dhe të luaja këtë Botëror me Brazilin. Ajo që ndodh gjatë një ndeshjeje duhet të mbetet gjithmonë në mesin e gjërave në fushë, por ka raste që arrin në një pikë të caktuar që është e tepërt dhe më janë bërë ndërhyrje vërtet të pista. Në ndeshjet e fundit, Rodrygo dhe unë kemi vuajtur shumë dhe u frikësuam nga më e keqja, që është të lëndohesh dhe të humbasësh Kupën e Botës.
E vërteta është se kur fillon të konsiderohesh lojtar i rëndësishëm, kundërshtarët godasin fort dhe njeriu duhet të mësojë të jetojë me këtë fakt. Mësova ta bëj duke u frymëzuar nga Neymar, i cili u ‘rrah’ njësoj si unë kur luajti për Barcelonën, dhe e njëjta gjë ishte e vërtetë për Cristiano Ronaldon në Real Madrid. Gjithashtu Benzema më ndihmoi, duke më thënë të qëndroj i qetë dhe të vendos shpirtin tim në paqe, sepse nëse kundërshtarët të bëjnë kaq shumë faull, do të thotë se ata kanë frikë nga ty. Prandaj, kur kam topin përpiqem t’i sfidoj ata dhe të largohem prej tyre, është një lloj hakmarrjeje futbolli.



