“Jam gati për një aventurë të re”, Pirlo: Mësova shumë te Juventusi

“Jam gati për një aventurë të re”, Pirlo: Mësova shumë te Juventusi

Andrea Pirlo drejtoi Juventusin për një sezon, ku skuadra kishte shumë ulje-ngritje. Pas përfundimit të kampionatit, italiani u shkarkua dhe tashmë është në kërkim të një aventure të re. Në një intervistë të dhënë, Pirlo ka thënë se te Juventusi mësoi shumë dhe tashmë është gati për një aventurë të re.

Kam mësuar shumë te Juventusi. Ishte përvoja ime e parë si trajner, por ishte shumë intensive sepse e filluam sezonin pasi luajtëm vetëm një ndeshje miqësore. Ne luajtëm çdo tre ditë, pa tifozë, pa qenë në gjendje të rikuperojmë energjitë dhe pa qenë në gjendje të stërvitemi dhe të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme. Ishte e vështirë të provoje diçka të re.

Unë mund të kisha bërë më shumë, por kur rezultatet nuk merren, përgjegjësi i parë është trajneri. Sidoqoftë, ishte një vit në të cilin u rrita shumë.

Jam duke parë ndeshje dhe seanca stërvitore në internet, jam duke ndjekur shumë trajnerë. Kur të jetë më e lehtë për të udhëtuar, do të shkoj dhe do t’i shoh disa personalisht. Unë u takova me Pochettinon me pushime në Ibiza dhe ai më ftoi në Paris. Do të doja të shkoja në Manchester për të parë Guardiolën, por mbi të gjitha jam gati të filloj një aventurë të re”, u shpreh Pirlo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy